Polonia dërgon 10 tanke Leopard 2 në Ukrainë

Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaczak tha sot se vendi i tij tashmë i ka dorëzuar Ukrainës 10 tanke shtesë Leopard 2 që kishte premtuar.

“Ne po flasim për një batalion tankesh të rënda, të cilat, në rastin e Polonisë, janë dorëzuar dhe në rastin e aleatëve tanë, do të dorëzohen shumë shpejt në Ukrainë”, u tha Blaczak gazetarëve.

Polonia ishte zotuar në fund të janarit të dorëzonte gjithsej 14 Leopard 2 në Kiev, me katër të parët që do të dorëzoheshin më 24 shkurt, në përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës.

“Përveç 14 tankeve polake Leopard, batalioni përfshin tetë tanke kanadeze, tetë norvegjeze dhe gjashtë spanjolle”, shpjegoi ministri polak.

Blajak tregoi se Spanja do të dorëzonte ndoshta katër tanke të tjera, pas një bisede që pati me homologen e tij spanjolle Margarita Robles.

Stërvitja e ekuipazheve ukrainase ka përfunduar, bëri me dije ai. /albeu.com


Shtuar 9.03.2023 13:11