E meriton të quhet idiot
Ky person është i dënuar të mbajë një pankartë në ambjente publike, ku është i detyruar të vetëquhet “idiot”.
Dënimi për të është dhënë nga një gjykatës në Clivlend të Shteteve të Bashkuara. Ky dënim u dha ndaj 58-vjeçarit Richard Dameron, pasi ai kishte telefonuar policinë në numrin 911 dhe kishte kërcënuar një oficer tashmë në pension se do ta vriste atë dhe të dashurën e djalit të tij. Për këtë arsye, gjykata vendosi që të japë një dënim të pazakontë.


Përpara komisariatit të policisë së qytetit, ai duhej të mbantë për 3 orë të varur në qafë, pankartën ku ndër të tjera i kërkonte falje policëve që kishte kërcënuar.
Në të ai pranonte se ishte një idiot që kishte telefonuar në polici për të kërcënuar punonjësit dhe premtonte se nuk do ta ripërsëriste më këtë vepër.
Shtuar më 04/09/2013, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori