Gruaja “më e urryer në Britani” dëshiron të bëhet avokate: Njerëzit më thonë se jam e trashë

Ish-modelja e njohur, Carla Bellucci, kohët e fundit ka njoftuar synimin e saj për t’u larguar nga faqja për të rritur, “OnlyFans”, dhe të studiojë për drejtësi në Universitet.

Nëna e katër fëmijëve, e cila është frymëzuar nga Kim Kardashian, ka zbuluar se të qenit një avokate ka qenë një ëndërr e saj që kur ishte e vogël. Ajo ka shtuar se me marrjen e kësaj diplome do të provojë se ata që e quajnë një “shuplakë të trashë” gabojnë.

“Kam dashur që të studioj drejtësi që kur mbaj mend. Ka qenë gjithmonë një pasion i imi, por pastaj krijova një familje të re. Tani kam kohë të studioj. Nuk besoj se kam pasur vetëbesim deri më tani edhe pse kam marrë nota të mira në shkollë. Por kam parë Kim Kardashian që bëri një gjë të tillë dhe për mua kjo është frymëzuese. Më dha goditjen të mendoj se edhe unë mundem”, ka thënë 40-vjeçarja për “Daily Star”.

Ylli televiziv, Kim Kardashian, filloi praktikën e saj katërvjeçare në një firmë ligjore në San Francisko në vitin 2018. Dhjetorin e kaluar ajo kaloi një provim dhe që tani shpreson që të bëhet një avokate zyrtare.

Ndërsa Carla, e cila cilësohet si gruaja më e urryer në Britaninë e Madhe, për shkak të ndërhyrjes në hundë duke gënjyer se ishte në depresion, shpreson që në muajin shtator të nisë udhëtimin e saj të ri.

Bellucci ka nisur procesin e aplikimit dhe dëshiron që të shkojë në një universitet në Londër.

“Njerëzit thonë e jam e trashë. Ata në fakt nuk dinë asgjë për mua, sepse kushdo që është afër meje e di se unë jam inteligjente. Por sapo hy në rrugën e modelingut, etiketohesh si e trashë. Mund të jesh “e nxehtë” dhe të kesh një qelizë truri. Unë do tu tregoj njerëzve që gabojnë, por këtë po e bëj për veten time”, tha Carla, e cilja jeton në Hitchin, Herts dhe ka një interes të veçantë në sistemin e dënimit me vdekje në Amerikë.