E mbani mend djalin që pinte 40 cigare në ditë, ja si duket tani (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një indonezian i cili e nisi cigaren që në moshën 2 vjeçare, dhe jo vetëm një cigare po plot dy paketa. Kishte tentuar që ta ndalojë me ndihmën e prindërve, por e kotë Ardi Rizal nga Indonezia ishte totalisht i varur ndaj nikotinës.

Prindërit kanë provuar t’ia ndalojnë, por ai bëhet i padurueshëm, qan dhe ulërin deri sa t’i japin cigare për të pirë. Pas lënies së cigares djaloshi është bërë i varur nga ushqimi duke bërë që tashmë të kalojë në mbipeshë.

Ardi konsumonte vetëm një markë duhani dhe për këtë prindërit e tij shpenzonin 4.3 euro në ditë, në Musi Banyuasin, në Indonezinë Jugore. Në fakt për Indonezinë kjo nuk përbën ndonjë çudi pasi fëmijët atje fillojnë të konsumojnë duhan mesatarisht që nga mosha 5-vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori