E marrosur pas burrit, ja çfarë i bën para se të niset në udhëtim (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një 20 vjeçare e fiksuar pas bashkëshortit të saj, i ka bërë një dhuratë tejet te veçantë ku citohej se nuk duhet të shikonte vajzat e tjera. Mesazhi i është përcjellë me anë të një bluze, ku përveç shkrimit ishin të stampuara dhe shumë foto.

Çifti i ri i cili ka dhe një vajzë 5 vjeçare, e mirëkuptojnë njëri-tjetrin, ndaj këtë mesazh e kanë kaluar me mjaft sportivitet. Një histori 6 vjeçare, nuk kishte si të kalonte pa ngacmimin e partneres së tij, e cila është e marrosur pas të dashurit 24 vjeçar.

Më konkretisht, Abbie Bartlett, 20 vjeçe, i ka bërë bluzën të dashurit të saj Leon Connolly 24 vjeç. Sipër fotove të stampuara ajo ka shkruar: "E dua të dashurën time Abbie, i urrej vajzat në Ibiza, kushtu që ju lutem rrini larg meje”. I dashuri i saj Leon do ikte për një udhëtim për disa ditë dhe e dashura e tij, i'a ka bërë dhuratë këtë bluzë të veçantë. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori