Nuk është se një ditë, ngjyra e
kuqe dhe e
gjelbër u shpallën ngjyrat e
Krishtlindjeve.
Ka një histori të gjatë dhe të ndërlikuar, prapa saj.
Ajo që është më interesante për kombinimin e ngjyrave të
kuqe dhe të
gjelbër të
Krishtlindjeve është një kombinim i bukurisë së natyrës dhe pasurisë së tregtisë që bashkohen për të ngulitur imazhin e këtyre dy ngjyrave në mendjen tonë kolektive.
Pra, së pari, le të flasim për natyrën. Kur mendojmë për Krishtlindjet dhe klimën e ftohtë, ne mendojmë për pemët aromatike dhe për ato manaferrat e shndritshme në të
kuqe përreth gjetheve të gjelbra të pemës. Dhe ka një histori të gjatë të degëve të saj dhe shoqërimet me njerëzit, duke përfshirë edhe kurorën për Jezusin. Pra, në kohën e festave, degët e manaferrave janë e vetmja gjë e ndritshme në mjedisin e ftohtë, natyra na e ka dhënë si një simbol dhe paganët e përdorën atë, e deri më sot ende mendojmë se është e lidhur me Krishtlindjet.
Viktorianët shpesh shoqërohen me të kuqen dhe të gjelbrën e
Krishtlindjeve. Por nëse kthehesh dhe sheh pas, për shembull, në kartat e
Krishtlindjeve Viktoriane, nuk do të shohësh vetëm të
kuqe dhe të
gjelbër – do të shohësh të
kuqe dhe blu, blu dhe të
gjelbër, blu dhe të bardhë, të gjitha paletat e ndryshme. Po, disa janë të
kuqe dhe të
gjelbër, por jo dominuese në peizazhin e atëhershëm.
Nëse ju shikoni
Santa Claus gjatë periudhës Viktoriane, ju nuk do ta shihni atë me rrobat e
kuqe që ne ja bashkëngjitim tani.
Më pas, një lloj tjetër
Santa fillon të shfaqet në fillim të shekullit të 20-të, ku shohim shumë artistë të ndryshëm që e përshkruajnë atë me rroba të
kuqe. Dhe ai bëhet një nga figurat më gazmore.
Pastaj ne arrijmë rreth viteve ’30 dhe Coca-Cola punëson një artist me emrin Haddon Sundblom për të përshkruar
Santa Claus. Dhe ne e shohim Santën jashtëzakonisht të shëndoshë, të gëzuar, të kuqerremtë me këto rroba të mëdha të
kuqe dhe të bardha. Përsëri, ai nuk është personi i parë që e bën këtë, por Coca-Cola e përdor këtë reklamë si fushatën e saj më të madhe të
Krishtlindjeve, e cila është parë në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Dhe është pikërisht ky moment kur ne me të vërtetë fillojmë t’i shohim ngjyrat e
kuqe dhe të
gjelbër të përcaktuara si ngjyrat e
Krishtlindjeve.
Pra, është një lloj kombinimi i natyrës, me ato manaferrat e
kuqe me gjethet e gjelbra, i tregtisë, Coca-Cola-ës me rroba të ndritshme të
kuqe dhe gjethe të gjelbra në sfond të reklamave, që ngulit në imagjinatën tonë këto ngjyra.
Shtuar më 06/12/2020,
ora 21:24