E ktheu fëmijën e birësuar
Torry Hansen nga Amerika, e cila e ka birësuar një djalë rus dhe e ka kthyer sërish në Moskë, është urdhëruar që të paguajë për mirëqenien e djalit, si edhe një kompensim prej 150.000 dollarësh.

Një gjykatës në shtetin Tennessee ka vendosur që Torry Hansen të paguajë nga 1.000 dollarë çdo muaj për djalin nëntëvjeçar, derisa ai të mbushë 18 vjet.

Hansen e ktheu Artyom Saveliev në Rusi në prill të viti 2010, me një letër në të cilën thuhej se fëmija ishte i zhurmshëm, i dhunshëm dhe ajo më nuk e dëshironte.

Sipas dokumenteve gjyqësore, djaloshi ishte hospitalizuar për tri javë pasi është kthyer në Moskë, mirëpo nuk tregohet se për çfarë është mjekuar. Më pas ai është vendosur në një jetimore dhe pastaj është dërguar në një institucion tjetër.

Gjykatësi që është marrë me rastin ka bërë të ditur se 58.000 dollarë, nga shuma e përgjithshme prej 150.000 do të shfrytëzohen për të paguar shpenzimet e këtyre dy viteve duke përfshirë edhe trajtimin mjekësor.

Incidenti ka krijuar një skandal ndërkombëtar.
Shtuar më 20/05/2012, ora 15:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori