E kapi kanceri në mushkri, burri padit kompaninë e cigareve
Një baba me kancer të fazës së fundit në mushkëri mund të padit ish kompaninë që i dha atij mijëra cigare falas, për të cilat ai i fajëson për sëmundjen.

Simon Neale, 57 vjeçar tha se atij i janë dhënë 1200 cigare falas çdo muaj nga kompania për të cilën punonte e cila më vonë është bashkuar me British American Tobacco.

Neale zgjodhi të tymoste cigaret falas dhe tha se ai u bë një duhan pirës i madh shkaku i punës së tij në kompani.

Vitin e kaluar Neale u diagnostikua me kancer të pa operueshëm në mushkëri, i cili tha se kjo e goditi fort atë. Ai la duhan pirjen pasi kuptoi se iu kishte shfaqur sëmundja.

Një organizatë bamirëse kundër duhanit tha se Neale nuk është i vetmi që është duke vuajtur dhe apeloi tek viktimat tjera të mbajnë përgjegjës kompaninë e duhanit Tobacco.

Neale punoi 4 vite si shitës për Rothmans, një fabrikë Britanike e duhanit nga 1982 deri më 1986.

Deri sa ai ka punuar aty atij i janë dhënë aq shumë cigare falas sa ai shpesh kishte deri në 30.000 cigare të fshehura në veturën e tij.

Avokatët e firmës Leigh Day janë duke e konsideruar padinë ndaj kompanisë British American Tobacco, e cila e bleu kompaninë Rothmans me 1999.

Një hulumtim nga Universiteti i Standordit i publikuar më 2012 pretendon se kompanitë e duhanit fitojnë 10.000 dollarë për çdo vdekje që shkaktohet nga duhan pirja.
Shtuar më 25/04/2019, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori