“Pse nuk u shfaq Bora në Përputhen kur ishe ti?”, përgjigjet Monika Lubonja, a ndikoi miqësia me Donaldin

Një nga miqësitë më të ngushtë në “Big Brother” ishte ajo e Monikës me Donaldin e cila u krijua në fund të emisionit.
Por kur Monika ishte si opinionistë në “Përputhen” pak javë më parë, Bora Zemani, ish e dashura e Donaldit nuk u shfaq si prezantuese, por u zëvëndësua nga Elona Duro.

A ishte kjo mungesë e Borës me qëllim për mos të qenë në një skenë me Monikën, miken e Donaldit?

Për këtë Monika është përgjigjur së fundmi në Instagramin e saj në një bisedë me ndjekësit.

“Pse nuk u shaq Bora në Përputhen kur ishe ti”, ishte pyetje.

“Se ishte e sëmurë”, përgjigjet Monika.

Ajo gjithashtu është pyetur për marrëdhënien me Donaldin ku ka treguar se nuk janë takuar ende. Dhe për Semin është shprehur se ka vetëm mendim pozitiv./albeu.com/