Tradita e çifteve gjysmëfinale të Kupës së Botës

Kroacia dhe Maroku morën fitore të mëdha përkatësisht ndaj Brazilit dhe Portugalisë. Kështu do të përballen me njëri-tjetrin, i pari kundër Argjentinës të martën dhe afrikanët kundër Francës të mërkurën. Abcnews.al ju prezanton traditën e çifteve që përbëjnë “4-shin” e Botërorit:

Argjentinë-Kroaci:

Dy skuadrat janë takuar pesë herë në të kaluarën. Dy prej tyre në Botëro dhe tre të tjera në ndeshje miqësore.
Në nivel zyrtar, të parët që buzëqeshën janë latino-amerikanët, konkretisht në Botërorin 1998. Argjentina fitoi 1-0, duke zënë vendin e parë dhe duke lënë Kroacinë në vendin e dytë. Duhej të kalonin 20 vjet, por Kroacia u përgjigj me zhurmë. Në turneun në Rusi, skuadra e Zlatko Dalic mposhti skuadrën e Jorge Sampaolit 3-0.

Bilanci mes tyre shtrihet edhe në pjesën e ndeshjeve miqësore, pasi çdo skuadër numëron nga një fitore: Kroacia triumfoi 3-2 në 2006, ndërsa Argjentina 2-1 në vitin 2014. Përkundrazi, takimi i tyre i parë, më 4 qershor 1994, përfundoi barazi,

Francë-Marok:

Nga ana tjetër, Franca dhe Maroku deri tani kanë vetëm takime miqësore.
Në fakt, “blutë” kanë epërsinë për të mirë. Konkretisht, tre fitore (2-1 në 1988, 1-0 në 1999 dhe 5-1 në 2000). Nga ana tjetër, afrikanët buzëqeshën në vitin 1998 duke fituar 6-5 me penallti (koha e rregullt 2-2), ndërsa ndeshja e tyre e fundit, në vitin 2007, përfundoi në barazim ( 2-2 ). /G.D albeu.com/