Mbretërit e gjithë Europës në Athinë, i japin lamtumirën ish-mbretit të fundit grek

Mbretërit nga e gjithë Europa u mblodhën sot në Athinë për ti dhënë lamtumirën e fundit ish-mbretit të Greqisë, Konstandinos Gliksburg.

Ish-mbreti I fundit grek ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare më datë 10 janar, ndrësa sot ai u pëcoll në banesën e fundit.

Ceremonia e mortore për ish-mbretin grek u zhvillua jashtë kishës së vogël Agios Eleftherios pranë Katedrales së Mitropolisë së Athinës.

Princesha Anne e Britanisë, Mbreti i Spanjës Felipe dhe gruaja e tij, Letizia, morën pjesë në procesionin e eksodit në Metropolin e Athinës.

Të pranishëm ishin edhe mbretër nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Holanda, Belgjika, Luksemburgu dhe Monako.

Ndërkohë mijëra qytetarë ishin rreshtuar që nga mesnata për t’i bërë nderimet e fundit të ndjerit.

“ Kam qenë dhe do të mbetem mbretëror ”, pohon në mënyrë karakteristike 76-vjeçari Dionisios Klonaris duke thënë: “ Jam i trishtuar dhe krenar që kam mundur ta nderoj deri në sekondat e fundit të jetës së tij ”.

Ish-mbreti i Greqisë është varrosur privatisht në ish-pasurinë mbretërore të Tatoit në veri të Athinës, pranë babait të tij mbretit Pavlos dhe nënës së tij Mbretëresha Frederika,ndërsa gjatë gjithë këtyre ditëve kanë vazhduar debatet politike nëse duhej apo jo të varrosej me nderet e një udhëheqësi shteti, një ish-monark i dëbuar me referendum nga 70% e grekëve disa dekada më parë.

Mbreti Kontantinos sundoi Greqinë për vetëm tre vjet në vitet 1960. Ai u internua kur grekët votuan për shfuqizimin e monarkisë në 1974.
Ish-mbreti I fundit grek jetoi pjesën më të madhe të jetës së tij jashtë vendit. Ai u kthye në Greqi vitet e fundit. Ai vdiq në një spital të Athinës javën e kaluar, në moshën 82-vjeçare./Albeu.com/