Shakira e Pique festojnë sot ditëlindjen, diferenca e moshës mes çiftit do t’ju habisë (FOTO LAJM)

Një nga çiftet më të njohur në mbarë botë, Shakira e Gerard Pique festojnë ditëlindjen në po të njëjtën ditë.

Këngëtarja kolumbiane feston sot 45 vjetorin e lindjes, ndërsa partneri i saj është 10 vite më i ri dhe sot feston ditëlindjen e 35.

Gjithçka mes tyre filloi në vitin 2010 kur këngëtarja ishte në krye të këndimit të himnit zyrtar të Kupës së Botës në Afrikën e Jugut të quajtur “Waka Waka”.

Pikërisht në atë event sportiv çifti ranë në dashuri në momentin kur ata filmuan videoklipin e këngës.

Dy vite më vonë Shakira dha lajmin ë ëmbël se është shtatzënë dhe fëmija i tyre, Milan Piqué Mebarak erdhi në jetë më 22 janar 2013 në Barcelonë dhe dy vite më vonë erdhi në jetë fëmija i tyre i dytë, Sasha Piqué Mebarak./albeu.com/


Shtuar 2.02.2022 09:23