E dhimbshme/ Nuk ishin larguar kurrë nga njëri-tjetri, binjakët ndahen përgjithnjë nga COVID-19
“Ata kurrë nuk ishin ndarë nga njëri tjetri”, kështu shkruajnë mediat e huaja për binjakët e infektuar me COVID-19, por që fatkeqësisht njëri prej tyre ka humbur jetën.

Pas më shumë se 70 vitesh së bashku, binjakët nga Ravenna, në Itali punonin në biznesin e familjes dhe jetonin së bashku.

Një muaj më parë njëri prej tyre u infektua me COVID-19 dhe më pas, virusit nuk i shpëtoi as tjetri. Ndërkohë të dy u shtruan në spital, por fatkeqësisht vetëm njëri arriti ta fitonte betejën me koronavirusin.

Shtuar më 04/12/2020, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori