E çuditshme: Reklamat “në” kokat e njerëzve!? (Video)
Duke shfrytëzuar përparësitë e teknologjisë moderne, reklamuesit duan të “shpërngulen” në kokat e njerëzve. Kur ta vendosni kokën në dritare të trenit, ju në të ardhmen do të mund të bëhen “rob” i industrisë së reklamave.

Meqë shumica e njerëzve gjatë vozitjes me transport publik e vendosin kokën në dritare, këtë shprehi kanë vendosur ta shfrytëzojnë reklamuesit. Mënyra se si planifikojnë të promovojnë produktet e reja, është mjaft e shqetësuese, shkruan Telegraf.

Një kompani gjermane ka krijuar një koncept të reklamave që është i bazuar në transmetues që vendoset tek dritarja e trenit. Kur udhëtari e vë kokën në dritare, pajisja transmeton vibracione të frekuencave të larta, që truri i percepton si tinguj dhe fjalë.

Një shpjegim të hollësishëm mund ta shini në videon e postuar më poshtë./albeu.com/
Shtuar më 03/07/2013, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori