Dysheme 3D, pamje fantastike

Dizajni i dhomave është kthyer në një art më vete,në ditët e sotme. Çdo gjë ka ndryshuar, nga pllakat tek parketet, tani nga parketet shumë shpejt në shtëpinë tonë, do të kemi dysheme 3D.

Ky projekt i ri ka filluar të realizohet nga një kompani në Dubai dhe ka arritur të bejë për vete, nje treg të gjerë.

Dyshemetë prej rezine janë një trend i fundit inovativ i përdorur më së shumti në hotele, zyra dhe qendra tregtare por nuk përjashtohet ideja për ti bërë ato pjesë në tualetet e shtëpisë apo ne vendet ku dëshironi.

Kjo mynyrë e re kreative e punimit të dyshemeve po merr një dyndje të gjërë, duke qënë se nuk ka një kosto të lartë dhe vendoset shumë më shpejtë në krahasim me materialet e tjera që kërkojnë ditë për tu vënë dhe pastaj për tu tharë.

Rezina, është një mynyrë punimi shumë kreativ, ajo krijon një shkëlqim të thellë dhe të jep një pamje 3D të mrekullueshme .
Me të mund të arrihen shumë forma pa shumë mundim dhe rezina është bërë tepër e përdorshme në ditët e sotme.

/albeu.com/



Shtuar më 30/07/2016, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori