Dyfishi i Statujës së Lirisë, ndërtohet statuja më e madhe në botë (FOTO LAJM)

Nëse tërë jetën në kokën tuaj keni menduar se statuja e Lirisë është një skulpturë gjigante, bëhuni gati sepse një sa dyfishi i saj do të vijë shumë shpejt përballë syve tanë.

Pikërisht në Indi, kanë nisur me vrull punimet për statujën më të lartë në botë.

Statuja do të jetë 182 metra, dhe do t'i prezantohet publikut me 31 tetor.

“Kjo statujë do të jetë dy herë më e madhe se statuja e Lirisë në SHBA” ka deklaruar më herët kryeministri i Indisë Narendra Modi.

Busti ka figurën e Sardar Vallabhbhai Patel, një lider politik dhe shoqëror që ishte pjesë e lëvizjes për pavarësi nga kolonializmi britanik në 1947.

Ai është i njohur për lëvizjen paqësore dhe ka qenë zëvëndëskryeministri i parë pas Pavarësisë

Kostoja e kësaj statuje llogaritet mbi 400 milion dollarë dhe komiteti organizator ka kërkuar edhe donacione publike për të realizuar fondet e nevojshme. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2018, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori