Dy vjet pas çlirimit të ISIS, ja si duket qyteti Mosulit (FOTO LAJM)

Dy vjet pasi kryeministri Haider al-Abadi e shpalli Mosulin të çliruar nga luftëtarër e ISIS vendi duket një gjëndje të mjerueshme, shkruan Albeu.com

Qyteti i dytë më i madh i Irakut i cili ishte i populluar me mbi 500 mijë persona, këtë zonë e cila është në rrënoja e ka pas qendrën ekonomike të qytetit.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 5000 ndërtesa janë dëmtuar në qytetin e vjetër, 500 janë shkatërruar plotësisht dhe disa lagje janë zhdukur tërësisht.

Përpjekjet për ta rindërtuar qytetin janë penguar si pasojë e mungesave të fondeve. Shumë banorë fajësojnë korrupsionin e shfrenuar që nuk e bënë të mundur përparimin e qytetit.

Përkundër mosmarrveshjes disa qytetarë janë kthyer vazhdimisht në zonën e tyre për të rindërtuar shtëpitë e tyre dhe për t'iu rikthyer jetës normale, duke rihapur biznese të vogla si çajtore dhe tregje frutash. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2019, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori