Dy nëna zbulojnë rastësisht se po rrisin djemtë e njëra-tjetrës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dy nëna nga Brazili janë duke pritur testet e ADN-së për të kuptuar nëse djemtë e tyre 9-muajsh">9-muajsh janë ngatërruar nga spitali ku kanë lindur fëmijët e tyre në të njëjtën ditë.

Francielli Monteiro Garcia dhe Erivania da Silva Santos nga Alta Floresta në perëndim të Brazilit, kanë kryer testin e ADN-së, për të përcaktuar nëse janë nënat e djemve.

Duket se kjo ka ndodhur pas një gabimi tronditës, që u zbulua rastësisht nga njëra nënë në një klinikë, pesë muaj pas lindjes së fëmijëve.

Gajtë një kontrolli rutine te pediatri Francielli vuri re ngjashmërinë e një fëmije tjetër me burrin e saj. Ajo kontaktoi Erivnian dhe gjatë bisedës ata kuptuan se fëmijët ndoshta u ndërruan në spital.

Francielli Monteiro Garcia ka bërë tashmë testin ADN-së, që tregoi se ajo nuk është nëna e djalit 9-muajsh">9-muajsh që po e rrit. /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2018, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori