Dy burrat nuk heqin dorë nga historia: Alienët na rrëmbyen
Charles Hickson dhe Calvin Parker janë dy burra nga Pascagoula, Misisipi, të cilët pretendojnë se u rrëmbyen nga alienët, teksa ishin duke peshkuar në vitin 1973. Ata thonë se dëgjuan tinguj misteriozë dhe panë drita të çuditshme mbi kokat e tyre.

Kur shikuan lart, panë një objekt oval. Parker dhe Hickson thonë se janë paralizuar, por kanë mbetur të ndërgjegjshëm, ndërsa krijesat i kanë rrëmbyer dhe kanë kryer ekzaminime para se të lirohen.

Shumë njerëz nuk e besojnë në historinë e tyre, por ata këmbëngulin që kjo është e vërtetë. Edhe pas kaq shumë vitesh, ende nuk ka ndonjë provë që të vërtetojë dëshminë e dy burrave. Njëri prej tyre ka vdekur në vitin 2011, por deri në fund të jetës ai këmbëngulte që historia është e vërtetë dhe se ai ishte i gatshëm ta tregonte për këdo që kishte interes.

Shtuar më 09/07/2020, ora 18:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori