“Më ngacmoi gruan”, sulmoi nipin me thikë, zbardhet dëshmia e të moshuarit në Shkodër

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e 44-vjeçarit, Bledar Troshani, i cili u sulmua me thikë ditën e djeshme nga daja i tij Zyhdi Shpejtimi.

Burime bëjën me dije se 44-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa daja pas hekurave. I arretsuari ka thënë para policisë se nipi i kishte ngacmuar gruan.

Kjo është sipas tij arsyeja e sherrrit me thikë.

Ndërkohë mësohte se Zyhdi Shpejtimi ka qenë në gjendje të alkoolizuar në moemenitn që ka sulmuar nipin me thikë.

Trashani ka marrë një plagë të rëndë në bark duke i dëmtuar disa organe dhe duke e detyruar t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë.

Zyhdi Shpejtimi, pas kësaj ngjarje mësohet se është i dyshuar për veprën penale “vrasja e mbetur në tentativë”. Menjëherë pas kësaj ngjarje të ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, pas drejtorisë Rajonale të Tatimeve, mbërritën forcat e policisë duke bërë arrestimin e 78-vjeçarit.

Ndërkohë menjëherë i plagosuri u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore. 44-vjeçari kishte humbur shumë gjak, por transportimi me shpejtësi në spital dhe operacioni në kohën e duhur bënë që për momentin të ketë një gjendje të stabilizuar edhe pse rrezikun për jetën nuk e ka kaluar ende.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje mes të afërmve./albeu.com/


Shtuar 27.01.2023 10:44