Rama i prerë: Studentët që nuk vaksinohen nuk do të hyjnë në auditore (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, nga qendra shëndetësore nr.1, Tiranë, tha se është rritur interesi për vaksinimin anti-Covid gjatë muajit të hapur të vaksinimit masiv.

Ndërsa u shpreh se po punohet për njohjen së afërmi të Çertifikatës së Vaksinimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian, Rama theksoi edhe një herë se, studentët që nuk do të vaksinohen, nuk do të lejohen të hynë në auditore.

“Vaksina jo domosdosmërisht të mbron nga infektimi, edhe pse numri i të infektuarve mes të vaksinuarve është jashtëzakonisht i ulët. Por ama, në momentin që infektohesh të mbron nga vuajtjet dhe nga rreziku për jetën. Kurse mosvaksinimi të çon deri në vdekje.

Dhe tjetra që është shumë e rëndësishme që të përsëritet në vijim është që studentët që nuk do të vaksinohen nuk do të hyjnë në auditore, sepse nuk ka mundësi që pjesa që është e vetëdijshme që do të mbrohet të kërcënohet nga ata që jetojnë me teoritë e konspiracionit apo që jetojnë me frikëra që janë komplet anti-shkencore”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 8.09.2021 12:45