Droguan foshnjen 4 muajshe, denohen me dy vite burg dy gazetarët
Një çift në Arizona në SHBA janë akuzuar për “abuzim me fëmijën “ dhe janë dënuar me 2 vite burg.

Bëhet fjalë për çiftin e njohur në Arizona pasi ato ishin dy prezantues shumë të njohur në një media lokale.

Sipas Daily Star Arizona vajza e tyre Som, vetëm 4 muajshe u dërgua më 15 maj në spital pa ndjenja, pasi nëna Krystin Lisaius’s e ushqeu atë me gji.

Fillimisht çifti nuk pranoi të kryente testin toksikologjik të vajzës, me frikën se mund të zbuloheshin. Por më në fund testet treguan se foshnja kishte kokainë në organizmin e saj.

Krystin Lisaius’s më pas ka pranuar në polici se kishte konsumuar kokainë së bashku me burrin e sajmë 14 maj, gjatë një feste me miqtë në shtëpinë e tyre në Oro Valley, raporton Daily Star Arizona.

Pas kësaj policia mori një urdhër kërkimi dhe gjeti në shtëpinë e tyre 1.59 gram kokainë. Dy ish prezantuesit televizivë, të cilët humbën edhe punën pas incidentit akuzohen për “abuzimin me fëmijën”, dhe “posedim të narkotikëve”.

Krystin, 26 vjeç punonte në televizion lokal KGUN Channel 9. Po ashtu ajo ka konkurruar si në vitin 2013 në Miss Arizona dhe në Miss Southern Arizona. Ndërsa burri i saj punonte si reporter krimesh në KOLD News./albeu.com/
Shtuar më 04/09/2016, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori