Dreri i rrallë albino fotografohet në park
Dreri i rrallë i lindur në Kensington Metropark disa vite më parë është parë të mërkurën pasdite nga një 74-vjeçar, Russell Rheaume.

Rheaume tha se ai udhëton me veturë çdo ditë nga ky park për të shkuar bë shtëpinë e tij, por asnjëherë nuk kishte parë drerë.

Ky drerë është i veçantë shkaku që është albino.

Albinizmi është një grup i rrallë i çrregullimeve gjenetike që i shkaktojnë lëkurës, flokëve, apo syve të kenë pak ose aspak ngjyrë.

Deri më tani nuk ka numër të saktë të drerëve albino të regjistruar, sipas biologes për Departamentin e Burimeve Natyrore në Miçigan, Ashley Autenrieth.

"Ata janë mjaft të rrallë", tha ajo.

Ajo tha se kafshët me albinizëm shpesh kanë karakteristika të tjera si shikimi i dobët dhe këmbët më të shkurtra. Ata janë më të prekshëm ndaj grabitësve, meqë ngjyra e tyre e bardhë nuk iu ndihmon për t’u fshehur. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2019, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori