Drejtuesit e kompanisë shantazhojnë punonjësen, seks me ne ose të heqim nga puna!
Rrezikonte vendin e punës, por një grua qëndroi e fortë derisa çoi në qeli dy nga drejtuesit, të cilët e kërcënonin që të kryente marrëdhënie seksuale. Kjo situatë i ka tejkaluar kufijtë, duke e detyruar gruan në fjalë ti drejtohej gjykatës për këtë padrejtësi.

Kryetari dhe menaxheri i ndërmarrjes “Team Group di Giavera”, janë dënuar me 1 vit e 3 muaj burg. Vendimi në fjalë është marrë nga Gjykata e Trevisos, për rumunin 50-vjeçar, Mauro Campion-in dhe për 43-vjeçarin Leocade Valere Lawson-in. Të dy këta persona të cilët kishin status në punën e tyre, janë denoncuar nga punonjësja e kompanisë.

Kjo e fundit nuk është vlerësuar për anën profesionale, duke i kërkuar favore të cilat kanë marrë edhe dënimin e duhur. Ajo kërcënohej nga dy drejtuesit, se nëqoftëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me ta, do të pushohej nga puna. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2014, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori