Donte t'ia kalonte Lambos, motorçiklisti kthehet nga vdekja (VIDEO)
Pëlqej
Gara mes një motoçiklete sportive dhe Lamborghini për pak sa nuk përfundoi me viktima, kur shoferi i motoçikletës për një fije “floku” i shpëtoi përplasjes së drejtpërdrejt me një veturë që vinte nga kahja e kundërt.

Videoja e publikuar në YouTube, shfaq motoçikletën dhe Lamborghini duke lëvizur me mbi 160 kilometra në orë.

Por, mjaftoi një moment pakujdesie që motoçikleta e tipit Honda 1000rr për pak sa të përplaset me një veturë që vinte nga kahja e kundërt.

E gjitha ndodhi kur motoçiklisti tentoi ta tejkalon shoferin e veturës sportive.

Për fat të mirë shoferi i motoçikletës ka arritur në sekondën e fundit t’i shmanget përplasjes, edhe pse në një moment humb baraspeshimin dhe dukej sikur do të rrëzohet.
Shtuar më 17/10/2018, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori