Donte të bënte një selfie, gruaja bie nga kati i 27-të (VIDEO)
Pëlqej
Selfiet janë kthyer në një fiksim për shumë njerëz. Kemi parë plotë çudira dhe foto të "çmendura" kur bëhet fjalë për "Selfiet", por një ngjarje e fundit është vërtetë e rëndë.

Behët fjalë për një vajzë portugeze e cila po përpiqej që të bënte një "seflie" nga kati i 27- i një pallati në Panama, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga aty.

Ky aksident rezultoi fatal për të, pasi humbi jetën direkt në vend.

Aksidenti fatal, i filmuar me video ka bërë xhiro në ëeb dhe ka ndodhur në një rezidencë të Cangrejo.

Lajmin e tragjedisë e kanë dhënë shërbimet e sigurisë panameze që kanë dhënë një mesazh sensibilizues:

’Mos rrezikoni jetën për një selfie. Është më e rëndësishme të humbësh një minutë në jetë, se sa të gjithë jetën në një minutë’.

Një mik portugez i viktimës shkruan: Kjo grua ishte mikesha ime më e dashur dhe ishte nëna e dy fëmijëve.

Quhej Sandra ishte një mësuese dhe ndodhej në Panama për punë”. /albeu.com.
Shtuar më 15/10/2018, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori