Dhunonte bashkëshorten dhe vjehrrin, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë për shkak se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. O., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Q. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.


Shtuar 2.01.2023 12:07