Së shpejti pritet largimi i Vidal, por kiliani do të “dëmtojë” xhepat e Interit

Fernadno Felicevich, agjenti i Sanchez dhe Vidal, do të ketë një kontakt potencialisht vendimtar me drejtuesit e Interit ketë javë ose javën e ardhshme.

Gjithçka gati për Arturo Vidal, ku sipas “Tuttosport”, kiliani do të arkëtojë 4 milionë euro pagëse nga prishja e kontratës.

Boca Juniors, Flamengo, Inter Miami dhe Al Rayyan kanë shfaqur interes për mesfushorin, ndërsa zërat për Galatasaray nuk janë konfirmuar nga Turqia. /h.ll/albeu.com


Shtuar 28.06.2022 15:38