Doli si zakonisht për peshkim, djalit i bie në grep krijesa gjigante
Riahn Brewington kishte dalë si zakonisht për peshkim me një kallam të vogël në Wilmington të Karolinës të Veriut.

Por papritur, grepi ngeci diku dhe u rëndua kaq shumë sa mezi arriti ta nxirrte në sipërfaqje.

Ai u habit kur pa se kishte peshkuar një peshk mustak gjigant, i cili peshonte më shumë se 50 kilogramë. Peshku, siç mund të shihet edhe në foto, ishte aq i madh sa Brewington mezi e mbante në krahë.

Duke folur për amerikanen CBS, ai tha se nuk mund t’i besonte syve dhe se ndonëse kishte postuar foto të peshkut në Facebook, edhe miqtë nuk mund ta besonin se krijesa ishte reale.

Kjo edhe për shkak se pasi e kapi, Breëington vendosi ta lerë të lirë peshkun duke e lëshuar në ujërat e lumit.

Shtuar më 25/05/2020, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori