Do martoheni këtë verë? Mësoni trendet e reja të dasmave
1. Tortat madhështore po zhduken!

Moda e tortave të mëdha dhe me shumë kate duket se ka ikur njëherë e përgjithmonë.

Gjithnjë e më tepër çiftet po orientohen drejt tortave minimaliste ku elementi kryesor janë frutat. Frymëzuese për momentin është torta e dasmës së çiftit mbretëror, Harry dhe Meghan.

2. Muret e dekoruara

Muret e dekoruara me lule po i shohim përherë e më shumë në çdo dasmë. E para që e nisi këtë ishte Kim Kardashian në dasmën e saj me Kanye West.

3. Hyrjet e veçanta të nuseve

Dikush zgjedh një traktor për ta bërë hyrjen sa më madhështore. Dikush tjetër një kalë, e ndërsa një tjetër zbret me avion privat. Trendi i fundit (falë Meghan-it), është një nuse që ecën e vetme drejt altarit shkruan anabel.

4. Shumë shoqëruese nusesh

‘Ushtria’ e shoqërueseve të nuseve është gjithmonë e në rritje. Ditët kur nusja shoqërohej vetëm nga 2 mikeshat e saj më të mira, apo thjesht 2 fëmijë që mbanin lulet kanë ikur përgjithnjë!

5. Letrat e shndërritshme

Edhe pse kanë vite që janë shumë popullore, letrat e dasmave janë trendi që preferohet nga shumica e çifteve.
Shtuar më 29/06/2018, ora 18:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori