Shpërthen cisterna me naftë në SHBA, një viktimë dhe disa të plagosur

Një shpërthim në një cisternë karburanti në Urën Përkujtimore Gold Star në Konektikat në SHBA ka ndodhur sot.

Sipas informacioneve të para, një person ka humbur jetën tragjikisht, ndërsa raportohet për të lënduar, numri i të cilëve ende nuk dihet.

Zjarrfikësja dhe Policia ndodhet në urë për të shuar zjarrin, ndërsa informacionet mësojnë se aksidenti tragjik është shkaktuar nga përmbysja e cisternës.

Kryetari i bashkisë së New London, Michael Pasero, konfirmoi se i ndjeri është shoferi i cisternës.

Departamenti Amerikan i Transportit mbylli pikat e rrezikshme në rrugë dhe ndaloi qarkullimin edhe në urë. /albeu.com


Shtuar 21.04.2023 21:08

Tags: ,