Djali i milionerit bën vetëm 7 muaj burg pasi shtypi foshnjën
Djali i një milioneri ka përplasur një makinë ku ndodhej një foshnjë e cila gjeti vdekjen pas viteve në spital.

Babai vazjës së vogël tashmë është tërbuar pasi autori është liruar nga burgu pas vetëm shtatë muajsh.

Antonio Boparan, 32 vjeç, la vogëlushen Cerys Edvard me lëndime shkatërruese pasi e përplasi me makinën e tij “Range Rover Sport” teksa udhëtonte me një shpejtësi prej mbi 100 km në orë në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 40 km në orë.

Cerys, e cila sapo kishte festuar ditëlindjen e saj të parë, u përplas teksa ishte duke luajtur në një kënd lojrash. Ajo mbeti e paralizuar për shkak të dëmtimeve në shtyllën kurrizore si dhe truri i saj u dëmtua.

Ajo nuk ishte në gjendje të fliste dhe kërkonte kujdes gjatë gjithë ditës që pas rrëzimit të nëntorit 2006.

Fëmija iu nënshtrua dhjetëra operacioneve ndër vite, por vdiq në spitalin e fëmijëve në Birmingham më 17 tetor 2015, një muaj para ditëlindjes së saj të dhjetë.

Ndërkohë që Boparan, trashëgimtari i një pasurie prej 800 milionë paund, ishte dënuar më parë për ngarje të rrezikshme në prill 2008, por u lirua pas vetëm gjashtë muaj burg.

Pas vdekjes së vogëlushes, policia rihapi çështjen dhe zbuloi se vdekje kishte ardhur si rezultat i plagëve të marra nga përplasja.

13 vjet pas aksidentit ai u akuzua këtë herë për shkaktimin e vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm, duke u dënuar me 18 muaj burg në mars të këtij viti. Por pas 7 muajsh burg, Boparan ka lënë sërish burgun për sjellje të mirë.
Shtuar më 31/10/2019, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori