Divorcon milionerin pasi dhuron pasurinë për bamirësi (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ai i'a ka kushtuar jetën bamirësisë, e ndërsa ka dhuruar të gjithë pasurinë e tij tashmë po përballet me jetesën vetëm. Sapo gruaja u lajmërua se burri i saj do të dhuronte të gjithë pasurinë e tij për bamirësi, ajo nuk e mendoi gjatë por menjëherë i kërkoi divorcin.

I gjithë ky rrugëtim ka qënë mjaft i shkurtër për burrin 70 vjeçar, të cilit gruaja i kërkoi ndarjen, pasi nuk mund të përballonte jetën me fëmijët e saj, pa patur një lloj garancie. Brian Burnie, pronari i një residence prej 16 milion paund, tani jeton jashtë pensionit të tij në një banesë të vogël dhe nget një Ford Fiesta të vjetër.

Ish-bosi i firmës së rekrutimit, ka premtuar se do t'ia kushtojë jetën e tij për të ndihmuar gratë me kancer të gjirit. Ky xhest u krye nga ana e tij, pasi gruaja e tij Shirley u diagnostikua me këtë sëmundje. Ajo u divorcua në vitin 2012 nga burri e saj, pasi nuk ishte dakort që të gjithë pasurinë ta linte në bamirësi.

“Unë nuk kam ndërmend që pasi munda kancerin, të jetoj në një shtëpi pa kushte dhe të dhuroj çdo gjë për të tjerët. Ne kemi 3 fëmijë dhe na duhen të ardhura e siguri financiare”, ka thënë ajo. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2014, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori