Disa mënyra praktike për të larguar stresin gjatë punës në zyrë
Të qëndruarit për 8 orë ose më shumë në vendin e punës është e lodhshme. Por që të jetosh mirë duhet të punosh, për të fituar të ardhura.

Për rrjedhojë duhet të përshtatesh me çdo lloj pune. Por mos u stresoni, pasi ky artikull do ju vijë në ndihmë sesi të largoni stresin pa u larguar nga tavolina e punës. Më poshtë po ju rendisim katër mënyra dhe ju zgjidhni kë t'ju duket më e përshtatshme.

Masazhi i veshëve

Duket e çuditshme për t’u praktikuar në vendin e punës, por është një praktikë nga mjekësia tradicionale kineze e cila është dëshmuar se funksionon. Truku është që veshi të bëhet masazh me butësi, në qendër të pjesës së epërme të veshit. Kjo pikë që quhet pika Shen Men thuhet se e largon stresin dhe shton energjinë, që është pikërisht ajo që ju nevojitet gjatë një dite të ngarkuar me punë.

Pastroni dhe ndërrojini vendin objekteve mbi tavolinë.

Edhe nëse jeni të ngarkuar me punë, gjeni kohë dhe ndërroni pozicionin e gjërave tuaja dhe pastroni hapësirën e punës. Kur e keni rregulluar tavolinën tuaj, rregulloni edhe veten. Atëherë mund të vazhdoni punën me energji të re.

Truku me gishtat

Nëse dëshironi t’u jepni pushim gishtave tuaj, atëherë kujdesuni që t’i fërrkoni mirë, por keni kujdes me gishtat e mëdhenj. Masazhoni kujdesshëm rrathët në gishtat tuaj të mëdhenj, me shumë butësi duke relaksuar muskujt.

Teknika e frymëmarrjes

Kur merrni frymë thellë, që është gjëja më e thjeshtë, ju mund të relaksoheni, por edhe më shumë mund ta bëni këtë nëse praktikoni edhe disa gjëra tjera të vogla. Shtyni stomakun para që të tërhiqni ajrin sa më poshtë, më pas çlironi duke bërë të kundërtën. Punoni pak me muskujt tuaj që të keni tri
frymëmarrje, më pas kthehuni në ritmin e zakonshëm. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2020, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori