Disa fakte interesante rreth gjakut që nuk i dini
Të gjithë e dimë që sistemi ynë i gjakut është me të vërtetë i komplikuar, prandaj është e rëndësishme të kujdeseni për zemrën tuaj dhe të njihni grupin tuaj të gjakut.

Ja disa fakte interesante shkencore në lidhje me gjakun tonë që ndoshta nuk i dini:

Do të duheshin 1,120,000 mushkonja për të thithur të gjithë gjakun nga një njeri i rritur.


Për të bërë që gjaku të qarkullojë, zemra krijon një presion të tillë që mund të lëshojë një rrjedhë gjaku të lartë 9 metër.

Një qenie njerëzore mund të jetojë pa një puls. Në vitin 2012, mjekët instaluan një pajisje në trupin e 55-vjeçarit Craig Lewis që lejon gjakun të qarkullojë në të gjithë trupin e tij pa një puls.

Stan Larkin jetoi 555 ditë pa zemër, në pritje të një transplantimi. Zemra e tij u zëvendësua me një pajisje që Stain e mbante në çantën e shpinës. Ai madje mund të luante basketboll.

Grupi i gjakut ka një ndikim në shëndetin tonë. Njerëzit me gjaktipit O nuk janë të prirur ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, por ata janë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të kancerit të lëkurës ose mbipeshes.

Personat me gjaktipit A duhet t’i kushtojnë vëmendje nivelit të kolesterolit në gjakun e tyre. Ata janë në rrezik për zhvillimin e sëmundjes koronare të zemrës.

Ata me gjaktipit B duhet të kujtojnë se janë të prirur për diabet dhe kancer të pankreasit.

Njerëzit që kanë gjaktipit AB duhet të kujdesen për kujtesën dhe përqendrimin e tyre pasi që shanset e dëmtimit të njohjes tek individët AB janë 82% më të larta se në llojet e tjera.

Pijet energjike ndryshojnë mënyrën e rrahjes së zemrës. Shkencëtarët kanë zbuluar se pasi të keni pirë pije energjike, sasia e kafeinës është deri në 3 herë më e lartë se në pijet e tjera me kafeinë si kafe ose soda. Për më tepër, ato ndikojnë në rrahjet tona të zemrës dhe mund të shkaktojnë kriza ose vdekje.
Shtuar më 08/11/2020, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori