Ky është polici që qëlloi në drejtim të djalit të kryeplakut të Kaninës

Abc ka zbardhur detaje të reja nga ngjarje në Vlorë, ku u qëllua me armë ndaj djalit të kryeplakut të Kaninës Astrit Aliraj, Juxhino Todit (dyshohet se ka ndërruar mbiemër).

Burimet bëjnë me dije se pas një konflikti mes Juxhino Todi Alirajt dhe shtetasit Lisian Myrtaj, i cili është efektiv policie pranë repartit të Delta Forcë Vlorë, ky i fundit ka qëlluar me pistoletë ndaj djalit të kryeplakut të Kaninës.

Sipas burimeve gjatë konfliktit është përdorur edhe arme zjarrit, nuk dihet ende nëse kishte vetëm polici armë zjarri apo kishte edhe Juxhino, pasi në vendgjarje janë gjetur 4 gëzhoja, ku një nga plumbat ka kapur xhamin e parë të makinës ML, në pronësi të kryeplakut të Kaninës.

Punonjësi i policisë është shoqëruar në komisariat dhe po kryen veprimet nga ana Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Dyshohet se konflikti ka nisur pra disa ditësh për motive të dobëta për punë të një vajze.

Juxhino Todi, është larguar dhe nuk është gjetur ende nga policia, është ushtruar kontroll në banesë dhe nuk është gjetur.