Dikur tradicional tashmë dhe djep modern (FOTO & VIDEO)
Kohë më parë, në kulturën shqiptare, pothuajse në secilën kullë të zakonshme të fshatrave malore, do të mund të hasnit në djep, i cili cilësohej si shtrat i fëmijës ku bënte gjumin.

Mbi të qëndronte një nënë e re e brenda tij një foshnjë e porsalindur, transmeton Klan Kosova.

Por, me ndryshimin e kohës, ndryshuan dhe elementet e zakonet, ku pak kush do mund të shihte një djep të tillë prej së vërteti.Megjithatë, çdo ditë e më shumë bota po vërshohet nga teknologjia, e sigurisht që për një gjumë më të mirë të foshnjave, është menduar tashmë dhe për një djep modern, transmeton Klan Kosova.

Hulumtime të shumta tashmë rezultojnë se gjumi në një djep është aq i lehtë dhe më i këndshëm sikurse flenë të rriturit këndshëm kur janë në udhëtime në ndonjë tren apo veturë.

Prandaj dizajnerët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dizajnuar një djep të tillë modern që do kryente lëvizje digjitale për të vënë dhe një zhurmë të lehtë që e bënë gjumin e foshnjave edhe më të ëmbël!


Dikur tradicional tashmë dhe djep modern (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 05/09/2017, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori