“Bobo dhëmbët”, komenti i ndjekëses, Arbana Osmani merr vendimin e papritur për pamjen e saj (VIDEO)

Në ditët e sotmë është e vështirë të mos biesh në kurthin e operacioneve plasike apo ndërhyrjeve estekike, sidomos kur keni një personazh i njohur.

Por, ka raste të VIP-ave që zgjedhin të ruajnë linjat e tyre trupore pa dashur të ndryshojnë diçka në pamjen e tyre. Një nga ato raste është dhe Arbana Osmani, e cila shpesh herë është kritikuar për buzëqeshjen e saj.

Ato çfarë nuk iu ka pëlqyer pëblikut janë dhëmbët, duke ia vendosur shpesh në pah arsyen se pse nuk bën ndërhyrje për t’i drejtuar.

Edhe sot ndodhi e njëjta gjë. Moderatorja ka postuar një foto teksa duket e qeshur.

Menjëherë në inbox-in e saj ka ardhur ky mesazh: “Bobo dhëmbët”. Arbana e ka publikuar bisedën me ndjkësen, e cila i sugjeron të rregullojë dhëmbët.

Ajo pyeti ndjekësit e tjerë në duhet të ndërhyjë apo jo. Pak minuta më vonë publikoi një InstaStory, ku tregon se ka bërë vetëm pak mbushje në hapësirat midis dhëmbëve. Në fakt duken estetikë dhe natyralë.


Shtuar 11.06.2023 10:53