Përfshihet nga flakët autobusi i parkuar në Roskovec, për çfarë dyshon policia

Një autobus në fshatin Velmish në Roskovec ka marrë flakë, ndërsa ishte i parkuar. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak.

Sot rreth orës 02:25, në fshatin Velmish, Roskovec, ka rënë zjarr në autobuzin tip “Man” në pronësi të shtetasit B. T., i cili ishte i parkuar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 26.06.2021 08:54