Dikur liqen, sot një shkretëtirë (FOTO LAJM)

Liqeni i dikurshëm Aral i Uzbekistanit tani është komplet i tharë, dhe e vetmja gjë që e dëshmon se dikur aty kishte shumë ujë janë këto anije të stërvjetëruara.

Dikur ishte një nga katër liqenet më të mëdhenj në botë, por tani është ndarë në katër liqene të vegjël, krejt të papërfillshëm.

Gjithçka nisi kur qeveria e Bashkimit Sovjetik vendosi që uji të përdoret në pjesë të tjera të shkretëtirës për të prodhuar pambuk dhe produkte të tjera.

Fillimisht u devijuan lumenjtë që mbushnin këtë liqen.

Uji nisi të zhdukej me shpejtësi. Gjithçka ishte një shpërdorim i vërtetë. E keqja erdhi më vonë. Industria e peshkut u zhduk, zonat rreth e qark liqenit u mjeruan. Uji i mbetur u bë me kripë dhe u ndot shumë.

Vetëm pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik, Uzbekistani nisi punën për të rikthyer në jetë liqenin. Por misioni është shumë i vështirë.
Shtuar më 28/05/2012, ora 19:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori