Diamanti më i jashtëzakonshëm në botë shitet për një çmim marramendës (FOTO LAJM)

Diamantet njihen si gurët më të çmuar në botë, dhe fakti se janë shumë të rrallë i bënë shumë të shtrenjtë.

Së fundmi një diamant i jashtëzakonshëm ngjyrë rozë është shitur 50.3 milionë dollarë në ankand, një çmim rekord ky për sa u përket këtyre gurëve të çmuar.

Ky diamant i quajtur, Pink Legacy ishte 19-karatësh dhe u ble në Gjenevë nga marka e njohur amerikane Harry Winston.

Diamanti ishte vlerësuar ndërmjet 30 deri në 50 milionë dollarë përpara shitjes dhe është blerë pas vetëm 5 minutash pas fillimit të ofertave.

Pronarët e rinj i kanë vendosur atij edhe emrin e tyre, duke e quajtur tashmë Winston Pink Legacy. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2018, ora 15:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori