Dhuratë nga djallit! Dhia lind krijesën e çuditshme
Një fermere nuk u ka besuar syve kur pa që dhia e tij kishte sjellë në jetë një krijesë të çuditshme pa gëzof, që ngjante si gjysmë gic dhe gjysmë njeri.

40-vjeçarja, Josephine Repique, tha se dhia mbarsë lindi më herët këtë muaj në një fermë të vogël në Sultan Kudarat të Filipineve.

Një nga të vegjlit e saj u hoq me anë të një cezariani, por kur krijesa tjetër e çuditshme doli, të gjithë mbetën në vend nga habia.

Kafsha e vogël pa qime ishte më e madhe se vëllai i saj i shëndetshëm dhe kishte një lëkurë të shndritshme të zbehtë. I vogli i çuditshëm i dhisë i kishte këmbët si të një derri dhe kishte gjithashtu edhe një kërthizë, ashtu si njerëzit.

Zonja Repique tha se i vogli ‘dukej si një derr, me një përzierje njerëzore’. Për fat të keq, nëna dhe dy të vegjlit e saj ngordhën duke shkaktuar frikë se dhia ishte një krijesë e deformuar e mallkuar nga djalli që ndjell fat të keq.

Por, ekspertët besojnë se dhia vuante nga një mutacion gjenetik në mitër. Dr. Agapita Salces i Institutit të Shkencave të Kafshëve nga Universitetit i Filipineve tha:

Është një rast i mundshëm i mutacionit gjenetik. Është gjithashtu e mundur që nëna të ketë marrë një sëmundje të quajtur ethet e Luginës Rift nga pickimet e mushkonjave dhe kjo shkaktoi zhvillimin jonormal të foshnjës.”
Shtuar më 20/11/2018, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori