Mundësitë për reshje janë të pakta, si pritet të jetë moti sot

Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18º në 31ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 38ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 39ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira por mundësitë për reshje janë të pakta. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 19ºC deri në 33ºC dhe në zonat e ulëta nga 24ºC në 34ºC.


Shtuar 28.08.2020 06:02