Berati skuqet përsëri, rezultojnë pozitivë ndaj koronavirusit dy persona

Prej ditësh, rastet e reja të koronavirusit janë rikthyer në Berat duke i hequr mundësinë kësaj bashkie të jetë në zonën e gjelbër.

Mësohet se ditën e djeshme janë bërë tamponet familjareve të të prekurve nga Covid-19 , ku kanë rezultuar dy familjarë një djalë i 44-vjeçares që rezultoi e infektuar më parë , si dhe një tjetër rast po nga familjet qe kanë virusin ku mendohet të jetë grua.

Mësohet se janë bërë 33 teste, ku janë testuar 21 punonjës të bashkisë dhe 12 familjarë të dy rasteve të djeshëm.


Shtuar 14.05.2020 07:53