1.1 ton “e bardhë” kaloi në Shkodër me 3 kamionë frigoriferikë, çfarë udhëzimi kishte marrë policia shqiptare

Një sasi rekord kokainë është sekuestruar pasditen e djeshme në Maqedoninë e Veriut, në një fshat 10 kilometra larg Tetovës

Rreth 1.3 ton kokainë, ishin vendosur në një trajler, ku ishte fshehur në kontejnerët me banane.

Kokaina është nisur fillimisht nga Amerika Latine, në Itali në Mal të Zi, më tej ka hyrë dje në Shqipëri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, tranzit, dhe ka dalë sot nga Qafë-Thana në Pogradec, për të kaluar në Maqedoninë e Veriut.

Por kokainë ka pasur vetëm në njërin prej kamionëve, ndërsa policia shqiptare ka marrë udhëzim që të lejojë kalimin e mjeteve pa verifikime të ngarkesës.

Lënda narkotike është sinjalizuar që në Itali, prej ku autoritetet atje kanë bërë zëvendësimin e kokainës me një lëndë tjetër, duke mbajtur nën vëzhgim kamionët, për të zbuluar destinacionin e tyre.

Në aksion u përfshinë DEA Amerikane, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe policitë e vendeve të tjera të rajonit. /albeu.com/


Shtuar 20.02.2020 09:49