Deti i Vdekur shërues, por mbyt gjallesat
Deti i vdekur, nuk quhet kot i tillë. Për shkak të kipësisë së madhe, aty nuk mbijetojnë gjallesat e ujit, përvec disa bakterieve.
Quhet Deti i Kripur në botë, është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania, ka vetem një rrjedhë qe eshte lumi Jordan.

Kripësia e tij është 30%, gjë që është 9 herë më e lartë se uji i zakonshëm i detrave dhe uji i tij është i nxehtë. Në 35 metrat e sipërme kripësia është 30 – 40 % dhe temperaturat arrijnë 19 - 37 gradë celsius.

Në këtë gjendje nuk është e mundur futja në ujë deri në qafë, sepse trupi i njeriut ngrihet mbi ujë porsa hyn deri në lartësinë e gjoksit, kështu që notimi është pothuajse i pamundur.

Deti është aq i kripur sa që është e pamundur hapja e syve. Për shkak të kripësisë së tij, uji i Detit të Vdekur njihet per cilesite e tij kuruese.
Shtuar më 03/05/2012, ora 19:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori