Dëshirojnë ta quajnë djalin “Ujku”, zyra e gjendjes civile nuk pranon
Nëse keni një fëmijë të sapolindur dhe jeni në dilemë për ti vendosur emrin, emri “Lobo” në shqip “ujku” nuk është aspak një ide e mirë, sigurisht nëse jetoni në Spanjë.

Një ngjarje e pakëndëshme i ka ndodhur një çifti të ri në francë të cilët dëshironin ta quanin djaline tyre “Ujku”, po punonjësja e gjendjes civile nuk ka pranuar ta rrezgjistrojë fëmijën më ketë emër.

Çifti nuk ka pranuar ta lë me kaq këtë çështje, ata kanë nisur një peticion online që deri tani ka marrë 2 mijë firma për të kërkuar të drejtën e tyre.

“Ne i duam shumë këto kafshë: Ujqërit janë unik në karakterin e tyre dhe me shumë karakter. Duam ta quajmë kështu djalin tonë dhe synojmë ta rrisim me vlerat e respektit, barazisë, sensin e drejtësisë dhe dashurinë për kafshët”, është shprehur babai i vogëlushit Nako Javieere.

Zyra e gjendjes civile në Fuenlabrada e ka cilësuar Emrin Ujku si fyes pasi në të ardhmen mund të paraqesë vështirësi për djalin.

Por pas protestës së prindërve, ata e kanë ndryshuar versionin e tyre duke thënë se Ujku është një mbiemër shumë i zakonshëm dhe mund të shkaktojë konfuzion. /albeu.com/

Shtuar më 30/07/2016, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori