Përfshihet nga flakët një lokal në Elbasan

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15 ka rënë zjarr në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.

Zjarri është fikur tashmë nga forcat zjarrfikëse ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike.

“Më datë 26.11.2021, rreth orës 06:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ka rënë zjarr në lokalin Bar-Kafe të shtetasit A. K.  Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.  Nga veprimet  e para hetimore  të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

 

 

 


Shtuar 26.11.2021 07:41