“Luftë” e vërtetë në Elbasan, ekzekutohet 71-vjeçari pas 5 orësh rezistencë

RENEA ka neutralizuar 71-vjeçari, Lefter Zhidru, i cili i armatosur prej 5 orësh, nuk iu bind thirrjes për t’u dorëzuar.

Pavarësisht se qëlloi ndaj uniformave blu dhe kishte plagosur dy kalimtarë, forcat speciale ndërhynë, përmes dy shpërthimeve, ndërkohë që i moshuari ka qëlluar sërish me kallashnikov.

Pasi është shpërthyer dera dhe janë hedhur tymuese, RENEA ka çuar në neutralizimin e tij, teksa paraprakisht flitet se është ekzekutuar me snajper.

71 vjeçari ka qëlluar ndaj forcave të policisë dhe këto të fundit i janë kundërpërgjigjur duke e lënë të vdekur në vend.

RENEA e kishte rrethuar prej 5 orësh të moshuarin, i cili vazhdonte të mos i përgjigjet thirrjeve për t’u dorëzuar.

Kush është 71-vjeçari, Lefter Zhidro?

Lefter Zhidro, i lindur dhe me familje ne njesine administrative Xarre në Bashkinë e Konispolit, në Sarandë është 71-vjeçari që po mban peng prej orës 13:30 qytetin e Elbasanit.

Zhidro rezulton i martuar dhe i divorcuar 3 herë si dhe ka tre fëmijë nga këto martesë.

Floresha, e cila ka bërë denoncimin sot e ka kërkuar ndihmë nga policia, pas një konflikti, është gruaja e tretë e tij, me të cilën prej kohësh rezulton i divorcuar.

Një djalë i tij jeton i vetëm, ndërsa një djalë tjetër i jeton në Norvegji. Gruaja e trete, Floresha ka vetëm një vajzë me të.

Pak minuta më parë, u mësua se vajza e tij kishte komunikuar në telefon me shtetasin në fjalë duke i kërkuar të dorëzohet, por si duket lutja e saj nuk është dëgjuar nga ai.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit. /albeu.com/


Shtuar 24.09.2020 16:28