Demi kalon gardhin mbrojtës dhe i sulet turmës, plagosen 19 persona (VIDEO)
Ky është momenti dramatik kur një dem i tërbuar kapërcen rrethojën mbrojtëse dhe iu vërsulet masës së qytetarëve, që kishin shkuar për të ndjekur nga afër “spektaklin” me dema.

Si pasojë një person ka pësuar lëndime serioze dhe gjendja e tij është kritike, e ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Vidreres në verilindje të Spanjës.

Në total janë lënduar 19 persona, e për ta ndaluar “kasaphanëndemi është qëlluar ne armë zjarri nga policia spanjolle.


Në videon amatore të publikuar më poshtë, shihet se si demi kalon rrethojat dhe futet të turma që bërtisnin nga frika se do ta pësojnë me jetë.
Shtuar më 02/09/2019, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori